#tvora #rtvoranews
Sulmi politik nga dy televizioneve Tv Ora dhe Ora News ka marrë vëmendjen e Komisionit Evropian.
Zëdhënësja e këtij institucioni të rëndësishëm Ana Pisonero shprehet se liria e mediave është një nga shtyllat e çdo demokracie.
Pisonero është informuar nga departamenti I Informacionit për atë që ndodhi në mjediset e dy televizioneve, ku efektivë të RENEA-s në shkelje të plotë të ligjit rrethuan godinën, me armë e maska, duke krijuar presion ndaj gazetarëve, pas vendimit të SPAK për të sekuestruar pasuri të presidentit të Yldon Media Ylli Ndroqi.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian shprehet në E-mailin dërguar redaksisë se po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me këtë rast.
?Liria e shprehjes dhe liria e mediave janë shtyllat e çdo shoqërie demokratike, pluraliste dhe të hapur. Ne presim që institucionet kompetente shqiptare të veprojnë në përputhje me legjislacionin përkatës.?
Kjo është hera e dytë që Tv Ora dhe Ora News tentohen të mbyllen me urdhër politik.
E para ishte gjatë izolimit të COVID-19, ku u vendos mbyllja e stacionit për shkelje të supozuara të kërkesave për distancim shoqëror në studio.
Vendimi u rrëzua dhe stacioni u lejua të vazhdojë funksionimin.
Në mbështetje të gazetarëve të dy televizioneve janë shprehur edhe mjaft organizata të medias.
Ndërsa edhe qytetarët janë solidarizuar duke e vlerësuar Ora News dhe TV ora si mediumin që shpreh interesat e tyre.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/zedhenesja-e-keshillit-te-evropes-po-e-ndjekim-nga-afer-ceshtjen-e-rtv-ora-liria-e-medias-kolone-e-demokracise/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv