Makina e marrë me qira nga dy vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera për ekzekutimin e taksistit 71-vjeçar ka qenë dhe prova që ka fundosur autorët. Sipas gazetarit Merin Maçi vëllezërit janë filmuar nga kamerat e sigurisë në momentin që janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të Fushë Krujës ku kishin marrë makinë me qira tip "Volfsvagen" nga Gresian Cela i arrestuar ditën e djeshme, pasi në biznesin e tij u gjet drogë dhe armë zjarri. Në lidhje me vrasjen e taksistit, Cela nuk është i implikura sipas burimeve, ndërsa ka ka dhënë vetëm makinën me qira dy vëllezërve.
Makina ngjyrë gri është marrë me qira në biznesin e Gresian Celës dhe kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur ata janë larguar drejt Fushe Krujës aty ku kishin marrë me qira "Volfsvagen".
Vëllezërit Shera, të arrestuar një ditë më parë, kanë pranuar autorësinë e vrasjes së 71-vjeçarit Abdulla Budllës duke thënë se e kanë bërë për të ruajtur nderin e familjes, pasi viktima i ngacmonte nënën dhe motrën.
Për të njëjtën arsye vëllezërit Shera ishin konfliktuar dhe më parë me viktimën, por sipas tyre ai vijonte t'i ngacmonte familjarët e tyre.
7 plumba të dala nga automatiku i morën jetën taksistit që punonte në të zezë, ndërsa autorët që u kujdesën për të mos lënë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes.