Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar urdhra ekzekutivë që shënjestrojnë TikTok dhe WeChat, dy nga aplikacionet më të mëdha të Kinës.
Në bazë të këtyre urdhrave pas 45 ditësh, ndalohen transaksionet e kompanive amerikane me pronarët kinezë të TikTok dhe WeChat.
Trump përmendi shqetësimet e sigurisë kombëtare. Ai tha që TikTok mund të përdoret për fushatat dezinformuese në dobi të Partisë Komuniste Kineze.
?Aplikacioni Tiktok është vlerësuar si një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe Shtetet e Bashkuara duhet të ndërmarrin veprime agresive kundër pronarëve të TikTok?, thuhet në urdhër.
Në urdhrin tjetër ekzekutiv, Trump tha se WeChat automatikisht regjistron të dhënat nga përdoruesit e tij.
?Kjo mbledhje e të dhënave përbën kërcënim pasi Partia Komuniste Kineze ka qasje në informacionet personale dhe pronësore të amerikanëve?, thuhet në urdhër.
Trump në fillim të kësaj jave kërcënoi se do të mbyllte TikTok në SHBA, përveç nëse operacionet e tij amerikane shiten tek ndonjë kompani amerikane.
Kompania amerikane Microsoft ka thënë se është në diskutime për një blerje të tillë.
TikTok është veçanërisht i popullarizuar tek adoleshentët dhe audienca e re, të cilët e përdorin atë për të krijuar dhe shikuar videot e saj në formë të shkurtër. Ka rreth 1 miliard përdorues në të gjithë botën.
Kompania insiston se nuk i ndan të dhënat e përdoruesit me Pekinin.
Më 6 gusht, Senati amerikan votoi për të miratuar një projekt-ligj që ndalon punonjësit federalë të përdorin TikTok në pajisjet qeveritare.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#TikTok#TopChannel