Top News - Agjentët e ushtrisë/ Shqipëria, pjesë e misioneve të OKB

2020-11-05 1

Shqipëria ka edhe një tjetër strukturë inteligjence, përveç asaj të Shërbimit Informativ Shtetëror. Bëhet fjalë për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM), që është një institucion, i cili organizohet dhe funksionon në mënyrë të centralizuar, si strukturë në nivel drejtorie të përgjithshme në Ministrinë e Mbrojtjes, me struktura varësie në territoret ku kryejnë veprimtarinë Forcat e Armatosura, brenda dhe jashtë vendit sipas zonave të përgjegjësisë dhe zonave të interesit.
Deri më tani, kjo strukturë ka një arkivin e saj plot 42 ndërhyrje me karakter operacionale, që ndihmon në përmbushjen e misionit dhe për të cilat ka një raport të plotë edhe nga NATO dhe vetë Organizatave e Kombeve të Bashkuara.

Agjencia vepron në fushën e Sigurisë së Mbrojtjes si pjesë aktive e Forcave të Armatosura, duke i mbështetur në misione në kuadër të NATO, BE dhe OKB. Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes ushtron kompetencat e saj mbi veprimtari që lidhen me kërcënime ose rreziqe që synojnë të cenojnë, ose cenojnë Forcat e Armatosura në realizimin e misionit të tyre kushtetues.
Por, kjo agjenci është edhe pjesë e Bordeve të Inteligjencës së NATO, si dhe e Grupeve të Punës së Inteligjencës, Kundër inteligjencës dhe Sigurisë. Ajo bashkëpunon në fusha me interes reciprok, me institucione homologe dhe partnere të inteligjencës dhe sigurisë, të huaja dhe të vendit, si dhe me institucione brenda vendit, duke lidhur marrëveshje dy ose shumëpalëshe.

Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes si pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes është vazhdimësi e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes dhe Shërbimit Informativ Ushtarak. Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes mbështet autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura dhe Forcat e Armatosura me inteligjencë në fushën e Zbulimit, Kundërzbulimit dhe Sigurisë, në përmbushje të misionit të tyre kushtetues.

Gjithashtu merr pjesë në procedurat për pajisjen me ?certifikatë sigurie? të personelit ushtarak dhe civil të Ministrisë së Mbrojtjes, të Forcave të Armatosura dhe ?certifikatë sigurie industriale? të subjekteve që kërkojnë të hyjnë në marrëdhënie me to; si dhe grumbullon, përpunon, vlerëson, analizon, shpërndan të dhëna e informacione dhe paraqet produkt inteligjence gjithëburimshe për Ministrinë e Mbrojtjes, lidhur me kërcënime të natyrës së terrorizmit, ekstremizmit, spiunazhit, sabotazhit, diversionit, subversionit, armëve të shkatërrimit në masë, kërcënimeve kibernetike e krimit të organizuar ndaj kapaciteteve mbrojtëse të vendit.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të ...

Free Traffic Exchange