#tvora #rtvoranews
Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Hoti.
Shkak sipas kreut të grupit parlamentar të LVV, është keqeverisja dhe situata e rënduar e pandemisë.
Ai u bëri thirrje deputetëve përfshirë edhe PDK, të reflektojnë në mbështetje të nismës për rrëzimin e qeverisë.
Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Arbër Zaimi, në një lidhje me skype për Ora News thotë se kjo është zgjidhja e vetem para se katastrofa të marrë përmasa humanitare.
Arbër Zaimi: Brenda dy muajsh me ndërrimin e qeverisë, Kosova është vendi i parë në botë sa i përket numrit të vdekjeve në raport me numrin e popullësisë, edhe ekonomia është duke shkuar drejt një katastrofe. Para se katastrofa të marrë përmasa humanitare mendojmë se është mirë të ndërrojë mënyra dhe modeli i qeverisë.
Sa i takon dialogut me Serbinë, Zaimi thotë se LDK e ka monopolizuar dhe nuk ka asnjë lloj transparence.
Arbër Zaimi: Ka improvizim të vazhdueshëm për dialog, mungon platforma dhe transparenca mbi atë çfarë synon të marrë qeveria e Kosovës nga ky dialog. LDK e ka monopolizuar dialogun, edhe partnerët nuk janë përfshirë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/peticioni-zaimi-te-rrezojme-qeverine-hotin-para-se-katastrofa-te-behet-humanitare/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv