Instituti i Monumenteve te Kultures reagon per restaurimin e ministrive - (25 Gusht 2000)

2020-11-05 28

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Instituti i Monumenteve të Kulturës, ka reaguar rreth politizimit në mënyrë të skajshme që po i bëhet ndërhyrjes së këtij instituti, në lidhje me rikuperimin arkitekturor të kompleksit të ministrive. Në një deklaratë për shtyp, drejtuesit e këtij instituti thonë:

?Projekti është hartuar nga sektori i arkitekturës moderne, në Institutin e Monumenteve të Kulturës, nga profesor Gjerak Karaiskaj, arkitekt Artan Shkreli, arkitekt Sulejman Dashi, arkitekt Daniel Gjoni. Realizimi bëhet nga firma private gjermane e ndërtimit të BTU, që ndjek ndër të tjera principet e shkollës kantier në procedura. Drejtimi i punimeve realizohet nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, nëpërmjet degës së Monumenteve të Kulturës Tiranë, me inxhinier Genc Samimin, arkitekt Artan Shkreli dhe me piktor restaurues Gazmend Muka. Vendimi i KRRT së Tiranës është i paligjshëm, për rrjedhojë policia e ndërtimit nuk mund ta zbatojë atë, pasi asnjë KRRT nuk ka fuqi mbi monumentet e kulturës. Në një rast të tillë duhet të bllokoheshin punimet aktuale të restaurimit në qendrën e Gjirokastrës dhe të gjithë Shqipërisë, për të cilat në asnjë rast nuk është marrë leja e KRRT-ve. Punimet e kompleksit të ministrive, janë në përputhje të plotë me projektin e hartuar nga ekspertët më të mirë të lëndës në Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe ato raportohen periodikisht pranë Komisionit Kombëtar të Restaurimit dhe drejtorisë së trashëgimisë kulturore në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Komentet e tjera dhe pikëvështrimet mbi këtë ndërhyrje, pavarësisht nëse vijnë nga specialistë apo sharlatan konsiderohen si subjektive dhe protokollohen nga Instituti i Monumenteve të Kulturës?, përfundon deklarata e shtypit e këtij institucioni.

Ajo është e firmosur nga drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, arkitekt Artan Shkreli, drejtori i degës së Monumenteve të Tiranës, inxhinier Genc Samimi dhe përgjegjësi i sektorit të arkitekturës moderne arkitekt Sulejman Dashi./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange