Top News - Rusi, kalojnë liqenin e Bajkalit/ Notarët për ekologjinë

2020-11-05 5

Një grup notarësh rus arritën të kompletojnë përshkimin me not të liqenit të akullt Baikal në Siberi, në një tentativë për të bërë paralajmërimin mbi kërcënimet ekologjike që po përballet liqeni më i madh në botë. Katër notarë dhe 1 notare arritën të përshkojnë me not 55 km, dicka që e bënë në formën e stafetës.
Secili prej tyre përfundonte notime prej 30 minutash përpara së të dorëzonin stafetën. Ishte kjo një strategji e bërë si masë kujdesi duke qenë se temperatura e ujit ishte 9 gradë Celcius. I pagëzuar si 'Për një Baikal të pastër', stafeta në total u zhvillua për 18 orë dhe u mbyll në orët e para të ditës së mërkurë. Liqeni Baikal prej shumë vitesh ka vuajtur rritjen e ndjeshme të algave, ate të turistëve si dhe efektet e zjarreve në pyjet e zonave përrreth
Këtë vit një kërcënim i ri bie mbi këtë liqen nga plani i ri i qeverisë ruse që mund të lehtësojë operimin e biznesit industrial në zonën e liqenit në momentin që kompanitë e interesuara marrin lejen e autoriteteve federale. Nëse dekreti i ri do të miratohet, atëherë ai do t2ë hyjë në fuqi që nga 1 Janari. Ndërkaq, publiku ka reaguar ndaj këtij plani të qeverisë ruse e cila deri tani ka marrë mbi 11 mijë vlerësime negative për të.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Russia#Baikal#TopChannel

Free Traffic Exchange