Sot 6 viktima dhe 127 persona me COVID-19! 'Infektohet' spitali dhe Drejtoria Tatimeve në Berat

2020-11-05 0

127 persona janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 6 persona kanë humbur jetën në të dy spitale COVID. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 531 testime, ku 127 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19. Tirana paraqet numrin më të lartë të infektimeve e ndjekur nga Kruja dhe Durrësit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe.

Free Traffic Exchange