Sokolaj: Gjykata ngarkoi 3 oficerë të policisë gjyqësore të paraqiten në RTV Ora dhe Ora News

2020-11-05 9

#tvora #rtvoranews



Redaktori i departamentit të informacionit në RTV Ora dhe Ora News, Trashgim Sokolaj dëshmoi me fakte se prezenca e oficerëve të FNSh-së dhe RENEA-s në ambjentet e televizionit pak ditë më parë, nuk është evidentuar në vendimin e Gjykatës.

Gjatë një interviste, Sokolaj shprehet se në urdhrin e gjykatës ngarkohen vetëm 3 oficerë të policisë gjyqësore që ishin të ngarkuar për të ardhur në televizion.

Ai shprehet se mësymja e forcave speciale në ambjentet e RTV Ora dhe Ora News ishte antiligjore.

Sokolaj: Ne inkurajojmë prokurorinë, gjykatat dhe policinë për të bërë punën e tyre deri në fund si dhe Presidentin e Ora Neës që të përballet dhe të dëshmojë me faktet që disponon. I ndodhur përpara asaj situatës atë ditë, kam menduar se prezenca e trupave policore me atë regji që u shfaqën atë ditë, ishte me një vendim gjykate. Më dukej e pabazuar. Unë kam në dorë vendimin e gjykatës, ku thuhej se për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohen Leonard Qorri dhe Altin Curri oficerë të policisë gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe Florian Arapi, oficer i policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Posaçme për Krim të Organizuar.

Sa i përket ekzekutimit të këtij vendimi, terrori policor prej 4 orësh në ambjentet e dy mediave në prani të një stafi të tërë teknik, gazetarësh, spikerësh dhe shumë të ftuarish, nuk ka asnjë referencë dhe asnjë bazë në vendimin e gjykatës. Për mua është totalisht në këtë kërkesë pasi urdhëron 3 oficerë të policisë gjyqësore të cilët janë civilë që duhet të vinin. Jo vetëm që nuk ka bazë ligjore për prezencën e RENEA-s, por është një veprim totalisht i pamenduar. Ishte një situatë absurde. Në këtë vendim të gjykatës evidentohet se nuk ka asnjë provë.

Nuk citohet asnjë provë konkrete dhe për më tepër, në faqen 35 të vendimit, pasi shpjegohet urdhri për sekuestrimin e pasurive, thuhet, ?pas kësaj faze gjykata vlerëson se subjekti ka barrën e provës për të justifikuar origjinën e ligjshme të pasurisë së tij?. Kemi dy organe mediatike që është transparente me publikun që deklarojnë tatim taksa. Kush është origjina kriminale e këtyre subjekteve.

Ndërkohë për një pretendim të SPAK ndaj Presidentit të Yldon Media Group, Ylli Ndroqi, për një arrestim në vitin 2015 në Itali, Sokolaj tregoi një vendim të gjykatës së Torinos ku thuhej se një pretendim i tillë nuk ekziston.

Sokolaj: Në vendimin e gjykatës dhe në dosjen e prokurorisë rezulton që si bazë ligjore për këtë rast të urdhrit të sekuestrimit pasuror është përdorur ligji antimafia i vitit 2009. Duke qenë një vit i ligjit 2009 nuk shtrin efektet e tij në mënyrë prapavepruese. Duke u bazuar tek ky ligj mund të sekuestrohen vetëm pasuri apo prona që rezultojnë të jenë krijuar pas vitit 2009, por më para nuk mund të flitet. I vetmi episod që përmendet në dosjen e prokurorisë që rezulton e vitit 1998 dhe duke qenë se ligji antimafia nuk i shtrin dot efektet në këtë episod është marrë në mënyrë të gabuar një situatë e ndodhur në Ital...