Kushtetuta ‘i lidh duart’ Metës për listat e hapura! Ligji ia ndalon që ta rikthejë për rishqyrtim

2020-11-05 0

TIRANË- Iu desh vetëm një ditë për të dekretuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por Kreu i shtetit është shprehur se nuk do të japë bekimin e tij për ndryshimet kushtetuese, të cilat prej dy ditësh ndodhen në tryezën e Presidentit. Por, ndonëse Ilir Meta është shprehur se do të ushtrojë të gjithë funksionet e tij kushtetuese për të ndaluar ndryshimet kushtetuese, të cilat u miratuan më 30 korrik, është vetë Kushtetuta, ajo e cila e ndalon kreun e shtetit të kthejë këto ndryshime, nëse ato miratohen nga ligjvënësit në Kuvend.

Konkretisht neni 177 pika 6 e Ligjit Themeltar të Shtetit e cila thotë se ?Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës?.

Free Traffic Exchange