Ora News - Izolimi i Shullazit dhe grupit në ’41-bis’, avokatët ankimojnë vendimin

2020-11-05 0

#tvora #rtvoranews

Ashtu siç e kishte paralajmëruar avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi ka ankimuar vendimin për izolimin e klientit të tij në qelitë e posaçme ?41-bis?. Sipas avokatit ky vendim është i gabuar pasi shullazi nuk është subjekt i këtij regjimi pasi nuk është i dënuar, si dhe ka qenë i punësuar në burg ku ka dëshmuar sjellje të mirë.

Ashtu siç e kishte paralajmëruar më herët, avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi ka ankimuar vendimin për futjen në izolimin ?41 bis? të klientit të tij dhe anëtarëve të tjerë të bandës.

Ankimimi i këtij vendimi është bërë me arsyetimin se klienti i tij nuk ka statusin e të dënuarit dhe nuk bën pjesë e subjekteve të përcaktuara që duhet të izolohen në këtë regjim.

Duke cituar Ministrinë e Drejtësisë për kontakte të të burgosurit me persona të tjerë të organizatës kriminale, avokati Meçi përmend edhe marrëdhënien farefisnore me dy prej anëtarëve të bandës.

Meçi gjithashtu thekson se Shullazi ka qenë i punësuar në Bibliotekën e Burgut duke dëshmuar sjellje të mirë, ndërsa shpreh habi për vendimin e papritur për ta izoluar atë.

Krahas animimit për vendimin ndaj Shullazit, u ankimua dhe izolimi i Blerim Shullazit, Endrit Qyqja, Endri Zela dhe Gilmando Dani. Këta të paraburgosur së bashku me Albion Alikon dhe Genci Ballën, janë shtatë të parët të cilët futen në regjimin 41-bis.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/shullazi-ankimon-izolimin-ne-41-bis-avokati-vendim-abuziv-dhe-arbitrat-ka-nje-sere-shkeljesh/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv