Verifikimi i kandidatëve në PD, Papa për Report TV: Shteti do jetë garanti për pastërtinë e figurës

2020-11-05 0

Komisioni i Vlerësimit të kandidatëve për deputetë në PD do t?i drejtohet institucioneve shtetërore si ILDKP apo autoritetit të dosjeve për të kontrolluar pastërtinë e figurës së kandidatëve. Lajmi është bërë i ditur nga Enriketa Papa, një nga anëtarët e këtij komisioni në PD e cila në një intervistë për "Report Tv" thotë se procesi filtrimit është risi në politikën shqiptare. Asaj i është besuar një detyrë e rëndësishme për të filtruar kandidatët që baza e Partisë Demokratike propozoi për të garuar në zgjedhje.

Enriketa Papa, një nga 5 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave tregon për Report Tv se puna është ende në fazën përgatitore, ku Komisioni do të njihet me emrat e propozuar nga baza. Më pas, sipas saj, do të shqyrtohen një e nga një të gjithë emrat, që i kalojnë disa qindra në çdo qark.

?Jemi ende në fazën parapërgatitore, për të nisur më pas me shqyrtimin një më një të emrave të propozuar nga baza. Janë pafund emra të propozuar, qoftë emra që janë dhënë të strukturave anëtarë që nga themelimi I PD, por edhe emra të rinj nga bota akademike e shoqëria civile", tha Papa.

Papa thekson se kandidatët që do të kalojnë filtrin e parë të Komisionit, do të plotësojnë formularin me të dhëna më të detajuara për figurën e tyre.

Ky formular, me të cilin demokratët janë njohur që më 25 Qershor, kur u miratua edhe udhëzimi  I Përzgjedhjes së Kandidatëve, përmban mes të tjerash, pyetje të detajuara për të dhënat mbi gjendjen gjyqësore, ligjshmërinë e pasurisë, aktivitetet private, sigurinë dhe pastërtinë e figurës.

Për të verifikuar integritetin e figurës së kandidatëve, Komisioni nuk do ti besojë vetëm strukturave të Partisë, por do t?i shtrijë dorën edhe autoriteteve shtetërore.

Free Traffic Exchange