Njerëzit në Bejrut kanë shprehur zemërim ndaj qeverisë për neglizhencën e sa që sipas tyre ka cuar në shpërthimin e madh të së martës. Presidenti Michel Aoun, tha se shpërthimi u shkaktua nga 2750 tonë nitrat amoni që ishte mbajtur në mënyrë të pasigurt në një magazinë. Shumëkush ka akuzuar autoritetet për korripsion, neglizhencë dhe keqmenaxhim.
Shpërthimi ka vrarë të paktën 137 persona dhe ka lënduar më shumë se 5 mijë të tjerë. Gjendja e jashtëzakonshme, për dy javë, ka nisur tashmë.
Une e kam ditur gjithnjë se udhëhiqemi nga njerëz jo kompetentë, qeveri jo kompetente. Por kjo që ata kanë bërë, është kriminale
Të mërkurën qeveria tha se një numër zyrtarësh të portit të Bejrutit ishin vënë në arrest shtëpie në pritje të një hetimi për shpërthimin. Këshilli suprem i mbrojtjes thotë se personat që do të rezultojnë përgjegjës do të përballen me ndëshkimin maksimal. Ndërkohë, amnesty international dhe human rights ëatch kanë kërkuar një hetim të pavarur mbi shpërthimin.
Nitrati i amonit përdoret si fertilizues në bujqësi dhe si eksploziv po ashtu. Ai qëndronte në magazinën në bejrut prej gjashtë vitesh pasi u shkarkua nga një anije e konfiskuar në 2013. Drejtuesit e portit të bejrutit dhe ata të doganave kanë thënë për mediat se i kanë kërkuar disa herë autoriteteve të drejtësisë duke u kërkuar që kimikatet të eksportoheshin ose të shiteshin për të garantuar sigurinë e portit.
Forcat e sigurisë mbajnë të izoluar një zonë të gjerë rreth vendit të shpërthimit dhe skuadrat e shpëtimit kanë kërkuar për trupa dhe të mbijetuar nën rrënoja, ndërsa barkat kërkojnë në ujërat pranë bregut. Me dhjetëra persona ende mungojnë në apel. BE, britania e madhe, rusia, tunizia, turqia, irani dhe katari kanë ofruar ndihmë ndërkohë që sipas autoriteteve lokale rreth 300 mijë njerëz janë mbetur të pastrehë në bejrut për shkak të shpërthimit.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Lebanon#Government#TopChannel