Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer shprehet entuziast për rifillimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një bisedë me portalin Balkan Insider me fokus mbi lajmet për Ballkanin, përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor flet për një numër zhvillimesh pozitive në rajon që i përshëndet si hapa përpara në rrugën drejt integrimit gradual euroatlantik. Duke u ndalur tek Kosova, Zëvendës Ndihmës Sekretari Palmer thotë se Shtetet e Bashkuara duan të shohin një zgjidhje gjithëpërfshirëse që do t?i shërbejë jo vetëm vendeve në dialog, por të gjithë rajonit: ?Një zgjidhje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve do të kishte ndikim të madh për stabilitetin në rajon dhe do të nxiste të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre të integrimit evropian?.
Shtetet e Bashkuara duan njohjen dypalëshe, tha Palmer, duke iu kundërvënë zërave se ka pasur diskutime për shkëmbime territoresh:
?Mendoj se është jashtë teme dhe thjesht shpërqëndruese të diskutohen ide si shkëmbimet territoriale. Me rëndësi është që palët të ecin përpara për një marrëveshje që sjell zgjidhje përfundimtare?, tha ai.
Zyrtari i lartë amerikan nënvizoi mbështetjen dhe besimin që kanë treguar vazhdimisht Shtetet e Bashkuara ndaj institucioneve ndërkombëtare të angazhuara për të vënë në vend drejtësinë për Ballkanin Perëndimor duke vecuar Gjykatën Speciale për Kosovën. Më tej Palmer përshëndeti zhvillimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se Shtetet e Bashkuara po ndjekin me vëmendje procesin e krijimit të koalicionit qeverisës dhe shprehu keqardhje për faktin që opozita nuk mundi të përfshihej në zgjedhjet në serbi. SHBA, tha ai, mbetet e përkushtuar ndaj një të ardhmeje euroatlantike për Serbinë, por shtoi se Serbia duhet të përmbushë standardet për këtë të ardhme, përfshirë reformat demokratike.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MatthewPalmer#SHBA#TopChannel