Vetëm 2 km larg larg qytetit të Korçës prej më shumë se 30 vitesh banorët e fshatit Barç vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.
Edhe pse kanë shumë vite që ankohen për këtë problem banorët e fshatit nuk kanë gjetur zgjidhje nga autoritet dhe për këtë arsye janë ngritur në protestë.
Janë rreth 2000 banorë që vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, mungesën e rrjetit të kanalizimeve, infrastrukturen e dobët, ndërsa familjet që jetojnë në këtë zonë thonë se here pas here ka dhe shkëputje të energjisë elektrike.
Ky fshat për 30 vite me rradhë nuk ka njohur investime, ndërsa banoret shprehen se mungesa e tyre është arsyeja kryesore që ata gjenden sot në te tilla kushte. Edhe pse me burime të shumta ujore në këtë fshat uji mungon si pasojë e ujësjellësit të amortizuar.
Banoret thonë se nuk do të heqin dorë nga protesta deri në plotësimin e kërkesave të tyre pasi deri më sot kanë qenë taksapagues të rregullt Në protestë morën pjesë një numër i ulët banorësh për shkak të situatës së krijuar nga Covid, por mjaftueshëm për të përcjellë problemet e 250 familjeve të fshatit Barç.