Lajme Arkiva - TV Klan 2000
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehen optimiste për zgjedhjet e përgjithshme lokale të 1 Tetorit në Shqipëri. Mediat dhe agjencitë më të mëdha amerikane të lajmeve, kanë bërë komente optimiste për fushatën shqiptare, kundrejt toneve të zymta për zgjedhjet në Serbi.
Sipas agjencisë prestigjioze Reuters, në një takim me kryeministrin shqiptar Ilir Meta, Sekretarja Amerikane e Shtetit Medlin Ollbrajt është shprehur se, ?ne e konsiderojmë atë si një njeri, i cili po udhëheq vendin e tij drejt së ardhmes?.
Kreu 31-vjeçar i qeverisë, Ilir Meta, ndodhet prej dy ditësh në SHBA me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit. Meta deklaroi, se qeveria e tij do të përpiqet të sigurojë zgjedhje të drejta dhe transparente në Shqipëri. ?Nuk ka dyshim se këto do të jenë zgjedhjet më demokratike dhe transparente, që Shqipëria ka parë gjatë dhjetë vjetëve të fundit që pas rrëzimit të regjimit komunist?, është shprehur Meta.
Për zonjën Ollbrajt, qeveria e Metës po bën një punë të mirë në drejtim të privatizimit , zbatimit të ligjit dhe reformës ekonomike e juridike. Sipas burimeve nga delegacioni shqiptar në Washington është konfirmuar se ndihma amerikane për Shqipërinë do të mbetet në nivelet e tanishme, prej rreth 30-40 milion dollarësh në vit./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/