Top News - Rinas, vrasja e taksisit/ Arrestohen dy vëllezër si autorë

2020-11-05 8

Policia ka arrestuar dy vëllezër si autorët e vrasjes të 71 vjeçarit Abdulla Budlla në Fushë Prezë, pranë Rinasit më 3 gusht. Sajmir Shera 32 vjeç dhe Arsel Shera 20 vjeç akuzohen se kanë ekzekutuar me armë taksistin. Policia ka sekuestruar makinën e krimit një automjet të markës Wolkswagen. Policia njofton se vëllai i madh, Saimir Shera është një person me precedent të mëparshëm penal, i dënuar më herët. Aktualisht nuk jepen detaje për arsyet e vrasjes së 71 vjeçarit nga dy vëllezërit, por dyshohet për një konflikt të mëparshëm.

Abdulla Budlla u qëllua kur po rrinte pranë makinës së tij të parkuar me 3 gusht, rreth orës 16:45 të pasdites. Budlla me banim në fshatin Ahmetaq të Prezës u gjet në anë të rrugës në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit, sipër një fuçie, pak metra larg mjetit të tij "Renault" me të cilin punonte në zonë si taksist, por pa licensë. Ai është qëlluar me 7 plumba, duke e lënë të vdekur në vend, teksa autorët janë kujdesur që të mos lënë asnjë gjurmë duke mbledhur edhe gëzhojat.

Vrasja e tij e taksistit 71-vjeçar është cilësuar si e mistershme nisur nga fakti që ekzekutimi I tij dukej si I kryer nga vrasës profesionistë që përdoren për atentate të stilit mafioz, kurse Abdulla Budlla nuk kishte precedent penal të mëparshëm, as hasmëri dhe njihej nga fqinjët si një njeri i qetë dhe shembullor.

Gjithsesi tashmë policia I ka kapur autorët dhe sipas komunikatës zyrtare ka arritur të dokumentojë provat e duhura se dy vëllezërit Shera janë ekzekutorët e Abdulla Budllës.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Rinas#Arrested#TopChannel