Lajme Arkiva - TV Klan 2000
15 ditëshin tjetër, pagës së një polici do t?i mungojë një sasi parash, që rrjedh nga taksa e solidaritetit. Kjo taks e vendosur që pas 14 Shtatorit të ?98 paguhej nga të gjithë qytetarët dhe mbahej nga paga e buxhetorëve, nga fitimet e bizneseve apo nga kalimet kufitare.
Me një vendim të qeverisë në kohën e kryeministrit Majko, këto para u ndaheshin më pas forcave të policisë. Në një shtet të varfër, me pamundësi për të paguar sa duhet ata që rrezikojnë jetën në luftë kundër krimit, solidariteti i qytetarëve ishte një mundësi për t?i bërë më të paguar, por që këtë muaj asnjë nga uniformat blu nuk do të përfitojnë më nga kjo taksë.
Të ardhurat e policisë me heqjen e taksës gati përgjysmohen. Vetë uniformat blu presin që t?ju rritet paga apo t?ju jepen shpërblime. Ka policë që jashtë mikrofonit shprehen se me rrogën bazë që merr një policë, pas heqjes së taksës më mirë është të punojnë diku tjetër e jo në polici./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/