Lapaj: Sulmi ndaj RTV Orës, nëse administratori ndryshon linjën editoriale qëllimi është televizioni

2020-11-05 1

#tvora #rtvoranews

Për avokatin Adriatik Lapaj, mënyra se si u bë sekuestroja preventive ndaj RTV Ora, ishte më shumë një show.

Lapaj, në një intervistë për Ora News tha se ekseset e procedurës e bëjnë të besojë se qëllimi ka qenë edhe që t?i jepet një mesazh dikujt apo shumëkujt.

Lapaj: Mënyra se si u ekzekutua ajo sekuestro preventive ishte më shumë show se sa zbatim ligji. Nuk kuptova dot se çfarë donin forcat speciale me kokore në sekuestrimin e një objekti i cili në fund të ditës do të vazhdonte të funksiononte. Ekseset, mua më bëjnë të kuptoj se qëllimi nuk ka qenë vetëm zbatimi i ligjit, por që t?i jepet një mesazh dikujt apo shumëkujt. Unë besoj se drejtësia duhet të shkëputet nga kjo mendësi, nga qokat dhe goditjet selektive.

Lapaj tha se qytetarët prisnin që SPAK të merrej me korrupsionin e zyrtarëve të lartë.

Lapaj: Nëse z. Ndroqi ka bërë shkelje të mbajë përgjegjësi sipas ligjit, por unë nuk e kuptoj spektaklit. Qytetarët shqiptarë e kanë pritur SPAK që të luftojë korrupsionit shtetëror, sepse për krimin e organizuar e kishin krimet e rënda. Reforma kryesisht u mor me funksionarët e lartë shtetërorë dhe ajo që ne presim nga SPAK është që në krye të herës të merret me njerëzit që kanë fuqi vendimmarrëse, ata që kanë dhënë tendera, ata që kanë ndërtuar rrugë më 20 mln euro kilometra apo ata që kanë 20 vite që shfrytëzojnë naftën në mënyrë barbare pa përfituar asgjë.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/lapaj-sekuestro-e-rtv-ora-me-shume-show-nese-administratori-shteteror-ndryshon-linjen-editoriale-qellimi-ka-qene-televizioni/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv