#tvora #rtvoranews
Dhënia e lejes për tregtim suveniresh në bulevard nga Bashkia e Sarandës po çon drejt falimentit bizneset në dy rrugët e para të qytetit.
Ata shprehen të revoltuar se si konkurohen padrejtësisht nga tregtarët që paguajnë vetëm një tarifë në bashki dhe asnjë detyrim tjetër në shtet.
?Këta bëjnë një konkurencë të padrejtë, dalin në vijën e parë në shëtitore aty ku kalojnë turistët. Ata nuk paguajnë asgjë, paguajnë një shumë simbolike?.
Edhe pse u ndërtua një treg në afërsi me shëtitoren, tregtarët që shesin të njëjta produkte me dyqanet, refuzuan të shkonin aty duke u rikthyer verën e kaluar sërish në shëtitore.
Në vitin më të vështirë për turizmin dhe biznesin në Sarandë sipas pronarëve të dyqaneve, kjo lloj tregtie po i dëmton dyfish.
Shumica dërrmuese e bizneseve në Sarandë kanë hyrë në marrëdhënie kredie me bankat e nivelit të dytë pas efekteve shkatërruese në ekonomi të Covid-19.
Tregtia e subjekteve pa NIPT nën stendat e bashkisë, po u shkakton dëme të konsiderueshme çdo ditë bizneseve që paguajnë rregullisht detyrimet e tyre.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/tregtaret-e-suvenireve-proteste-kunder-bashkise-sarande-ne-paguajme-taksat-vjetore-te-tjeret-jo/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv