Tiranë/ Zhduket fëmija 11-vjeç, iku nga shtëpia 8 ditë më parë! Dyshimet e policisë

2020-11-05 0

TIRANË- Një 11-vjeçar është larguar nga shtëpia dhe prej 8 ditësh nuk ka asnjë gjurmë të tij! Gazetari i Report Tv, Merin Maçi raporton se fëmija i komunitetit rom, me inicialet R. Dalipi shpesh herë largohej nga shtëpia për të lypur, por kësaj herë nuk është kthyer më në banesën e tij.

Herën e fundit ai është parë para 8 ditëve, teksa mësohet se ai është larguar së bashku me një person tjetër, po nga komuniteti rom që banon në zonën e Kombinatit. Ka qenë babai i tij Y. Dalipi që ka bërë denoncimin për polici, në komisariatin nr. 4, teksa deri më tani uniformat blu nuk kanë dyshime se 11 vjeçari mund të jetë rrëmbyer. Megjithatë, vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.