Top News - Detyrimet e prapambetura/ Tabaku-dështim i madh i qeverisë

2020-11-05 0

Ish deputetja e PD Jorida Tabaku e ka cilësuar mosmbledhjen e detyrimeve te prapambetura nga ana e qeverisë si një nga deshtimet me te medha të saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale Tabaku thote se qeveria e oligarkeve ka grumbulluar borxhe ndaj biznesit që arrijnë në vlerën 70 mld lekevëe. Sipas saj qeveria ka një hisotrik të njohur tashmë në përpjekjet e saj për të fshehur shifrat e deytrimeve tre prapamebetura që më pas janë evidentuar nga ana e FMN dhe KLSH. ?Rritja e detyrimeve të prapambetura, që është kthyer në gangrenë, dëshmon se qeveria nuk ka një vizion të qendrueshëm ekonomik. Mes kontratave me PPP që po përthajnë të gjitha taksat e shqiptarëve, qeveria ka fryrë më shumë se çfarë mundet dhe shpenzimet e buxhetit. Rezultati do të jetë gjithnjë e më shumë katastrofik për ekonominë e vendit që nuk po merr mbështetjen e duhur. Paketat ekonomike të qeverisë ishin qesharake dhe të padobishme për biznesin, garancia sovrane ishte një karrem ku bizneset nuk ranë pre, ndërsa aktualisht mungon një paketë rigjeneruese për ekonominë?.
Sipas Jorida Tabakut PD duhet te beje gjithcka për ta vendosur ekonominë në funksion të qytetareëve dhe t?i jepet fund keqpërdorimit të taksave dhe parave të shqiptarëve me PPP dhe shpenzime jo eficente në ekonomi.
?Taksa 9% për të punësuarit, heqja e tarifave të tepërta dhe përgjysmimi i lejeve dhe licencave janë vetëm një hap i asaj çfarë ne si PD dhe opozitë ofrojmë. Prioritet për qeverisjen tonë nesër do të jenë edhe disbursimet e TVSH-së, Shqipëria nuk do të jetë më kampionia e detyrimeve të prapmbetura dhe sistemi nuk do të jetë më alibia e askujt. Nuk ka bojatisje dhe gënjeshtër elektorale që mund t?i bëjë derman kësaj qeverie! Sa më shpejt të largohen aq më shpejt fillon dhe merr frymë ekonomia dhe xhepi i qytetarëve?.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JoridaTabaku#TopChannel

Free Traffic Exchange