Në programin ?Shtypi i Ditës dhe Ju? në Report Tv një i moshuar bëri një denoncim tronditës. Ai i tha gazetarit Andi Kapxhiu se pleqtë i ka kapur frika të shkojnë në spital se u bëjnë gjilpërën dhe iu thonë se keni koronavirus. Më pas ai tregon edhe një ngjarje shumë të dhimbshme se si ka ndërruar jetë komshia e tij që vuante nga zemra por e mjekuan tek infektivi për COVID.