“Situatë kaotike në spitale”/ Të paktën 10 të vdekur dhe qindra të plagosur nga shpërthimi në Liban

2020-11-05 1

Një shpërthim masiv tronditi të martën kryeqytetin e Libanit, Bejrut duke plagosur qindra njerëz dhe të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën, si dhe janë shkaktuar dëme të mëdha.

Bilanci mendohet të jetë më tragjik pasi shpërthimi ka qenë shumë i fortë. Situata është kaotike në spitale.

?Disa njerëz ka thyer gjymtyrët, të tjerët janë çarë nga xhamat?, tregon një dëshmitar.

Kryqi i Kuq i Libanit, zyrtarë shëndetësorë dhe politikanë u kanë bërë thirrje njerëzve të dhurojnë gjak për të ndihmuar të dëmtuarit në spital.

Ndërsa zyrtarët ende nuk kanë njoftuar një numër zyrtar të viktimave, shumë anëtarë të shërbimeve të urgjencës dhe politikanë që flasin për mediat lokale kanë shprehur shqetësim se mund të ketë një numër të lartë vdekjesh.

Shpërthimi i pasdites tronditi disa pjesë të kryeqytetit të vendit dhe një re tymi e dendur ka mbushur qendrën e tij. Rezidenca e Al-Haririt, pronat e qeverisë, Xhamia Mohammad Al-Amin dhe ndërtesat përreth thuhet gjithashtu se kanë pësuar dëme të mëdha.

Sipas njoftimeve shpërthimi ishte përqendruar pranë portit të Bejrutit duke sjellë për pasojë shkatërrim në shkallë të gjerë e copëtuar dritare që ndodheshin disa kilometra larg. Shpërthimi kishte ndodhur në zonën e portit ku ka depo me eksplozivë. Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin ose çfarë lloj eksplozivi ndodhej në depo.

Presidenti libanez, Michel Aoun ka urdhëruar patrullat ushtarake që të jenë në zonat e prekura dhe në periferi për të siguruar sigurinë. Kryeministri libanez, Hassan Diab e shpalli të mërkurën një ditë zie kombëtare pas shpërthimit masiv në zonën e portit të Bejrutit.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Lebanon#TopChannel