I dënuari përjetë, kallëzim në SPAK/ Ilir Gjergo ankohet për ish prokurorë dhe ...

2020-11-05 8

I dënuari i përjetshëm Ilir Gjergo, mosha 41 vjeç, i cili prej dy dekadash po vuan dënimin kapital ne një burg te sigurisë se lartë ka kallëzuar ne prokurorinë e posacme, SPAK, ish anëtarë te Gjykatës se Lartë dhe ish prokurorë.

Gjergo thotë ne kallëzim se ne kohën kur çështje e tij ishte ne statusin nën gjykim, ai ishte dënuar gjashtë muaj përpara se te dilte data e gjykimit. Gjergo kërkon vëmendjen e prokurorit te përgjithshëm dhe organeve te vettingut pasi sipas tij gjyqtare e prokurore e hetuan pa prova.

?Unë Ilir Gjergo jam dënuar me burg te përjetshëm për veprën vjedhje me pasojë vdekjen me shkelje te rënda gjyqësore dhe nën një proces te parregullt?. Kështu e nis letrën e kallëzimit Ilir Gjergo , te dërguar edhe Presidentit dhe ndërkombëtarëve.

Mes argumentave i dënuari i përjetshëm sjell dëshminë kontradiktore gjatë njohjes se autorit si dhe ndërhyrjet ne procesverbalet e administruara në fashikujt e gjykimit.

Nga ndërhyrjet ne procesverbal te datave del qartë qe organi i akuzës e kreu kqyrjen gjashtë ditë me vonë, thotë i dënuari që ju refuzua rekursi ne Gjykatën Supreme. Me pas sipas tij kur kanë kuptuar lajthitjen të kallëzuarit i kanë rregulluar duke bërë te besueshme se vendngjarja u kqyr atë ditë. Sa i takon Gjykatës se Lartë, Gjergo këmbëngul se përmes avokatit u interesua vazhdimisht gjatë pesë muajve për statusin e dosjes dhe përgjigjja ka qenë ?çështja është nën gjykim?.

Në websiten e Gjykatës se Lartë shkruhej gjithashtu qe çështja ishte nën gjykim, vazhdon me tej i burgosuri, sipas te cilit u njoftua për dënimin ne korrik 2017, ndërsa vendimi ishte dhënë ne dhjetor 2016. Kjo praktikë e vendosur nga Gjykata e Lartë, sipas Ilir Gjergos, i dogji afatet për t?ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese, e cila nga ana e saj e refuzoi për ankimim jashtë afatit. I dënuari veç kallëzimit ne SPAK, kërkon qe zyra e Këshillit te Evropës te verifikojë procedimin penal ndaj tij, ndërsa te njëjtën gjë ja kërkon edhe vettingut ndaj të gjithë gjyqtarëve e prokurorëve qe e hetuan.

Ilir Gjergo u dënua për vjedhjen me pasojë vdekjen e Pëllumb dhe Sihat Shehut, një ngjarje e ndodhur ne aksin Memaliaj-Tepelenë, në marsin e vitit 2000. Gjergo ka mohuar ndër vite përfshirjen ne krim, ndërkohë qe dy te dyshuarit me te ne këtë ngjarje shtetasit Pëllumb Cela dhe Leonard Ruçi u dënuan njeri me 25 vite burgim dhe tjetri me tetë vjet burg.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http:/...

Free Traffic Exchange