Tokës i del pronari, përmbaruesi shkon t'i nxjerrë nga shtëpia, banorët në protestë:Na e dha bashkia

2020-11-05 1

Banorët e ish-degës ushtarake në Shkodër kanë protestuar para gjykatës dhe kanë hyrë me forcë në ambientet e saj ditën e sotme për të kërkuar masën e sigurisë ndaj përmbaruesit që ata kanë paditur në gjykatë. Banorët i kanë banesat nga bashkia, por tashmë ka dalë pronari me një dokument që tregon se është toka e tij edhe pse nuk ka një vendim gjykate për këtë. Banorët kërkojnë vendosjen e masës së sigurisë ndaj përmbaruesit pasi nesër do të vijë përmbarimi bashkë me policinë për t'i nxjerrë nga banesat. Banorët kanë protestuar fillimisht jashtë, por janë përplasur fizikisht me policin që ndodhej aty dhe kanë arritur të hyjnë brenda.