Top News - Vlerësimi i kandidateve/ Mblidhet komisioni i ngritur në PD

2020-11-05 0

Struktura me e re e ngritur ne Partine Demokratike, Komisioni i Vleresimit te Kandidateve per deputet dhe kryetar bashkie, është mbledhur për herë të parë duke formalizuar nisjen zyrtarisht të punës. Komsioni në përbërje të të cilit janë figura të njohura që kanë pasur edhe poste të rëndësishme shteterore, Bujar Nishani, ish president, Genc Ruli, ish themelues i PD, Besnik Mustafaj ish minister i Jashtëm, Mark Marku ish deputet dhe pedagogia Enriketa Papa u takuan edhe me kreun demokrat Basha. Ky i fundit vlerësoi angazhimin e tyre si një risi në politiken shqiptare. Sipas tij PD do të përfaqësohet në përballjen e ardhshme elektorale nga elita e saj politike, si dhe nga personalitete të shquara të jetës akademike dhe publike. ?Përzgjedhja e kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme do të jetë epoka e re në demokratizimin e partive politike shqiptare. Modeli ynë, ku zëri i anëtarësisë dëgjohet në përzgjedhjen e përfaqësuesve në parlamentin e ardhshëm dhe drejtuesve në nivel vendor dhe qëndror, do të jetë dhe modeli për qeverisjen e ardhshme, ku zëri i qytetarëve do të jetë parësor në vendimmarrjet për Shqipërinë, për shqiptarët, për zhvillim dhe punësim, si prioritet kryesor i imi dhe i PD?, thuhet ne postimin e Bashës. Ndërkaq pas takimit Besnik Mustafaj ish themelues i PD, tha se kjo ishte detyra më e vështirë që ai kishte mbajtur ndonjëherë. Sipas tij propozimet e ardhura nga strukturat e PD, janë serioze dhe se per te arritur ketu është bërë një punë e jashtëzakonshme.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PD#Komisioni#TopChannel