Report Tv ka siguruar foton e taksist 71-vjeçar që mbeti i vrarë ditën e djeshme në rrethana misterioze në Fushë-Prezë. Ndaj Abdulla Budllës u qëllua me armë 6-7 herë nga një automjet në lëvizje, ndërsa në polici ai rezulton një person pa të kaluar kriminale. Report Tv ka shkuar në Fushë-Prezë, ku ka komunikuar me fqinjët e viktimës, të cilët shprehen se ai dhe familja e tij janë një familje e qetë, e respektuar dhe pa konflikte në fshat.
Miku i tij, me të cilin pinte çdo mëngjes kafe, shprehet për Report Tv se Abdullah Budlla ishte një njeri i qetë, që shihte punë e vetë.