Kanë kaluar 3 vite nga dita kur nga Partia Demokratike u largua plot kritika, por sot Genc Ruli mendon ndryshe.
?Ne historine time kam qene disa here kritike ndaj lidershipit te pd ne keto 30 vite, sot kam bindje e plote se me veprimtarine e pd sidomos ne dy vitet e fundit jam plotesisht dakort me cdo aksionin politik te saj dhe per me teper ndjehem I vleresuar qe une te jap kontributeve sot ne perzgjedhje e nje stadiumi sa me cilesor te nje ekipi sa cilesor kandidatësh ne ate qe do jete perplasja e madhe elektorale dhe padyshim nje nga fitoret me te medha elektorale te PD?, shprehet Ruli.
Selia blu i hapi rrugë rikthimit te ish themeluesve të saj me emërimin ne komisionin e vlerësimit te kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkie te dy prej zërave kritikë me lidershipin demokrat, Genc Ruli dhe Besnik Mustafaj. Por, a është ky proces një nisje për rikthimin edhe te tjerë zërave kritik apo te larguar pa dëshirë nga partia.
?Une mendoj qe ky proces eshte deklaruar nga vete lidershipi I pd Zoti Basha qe eshte nje politike e hapjes dhe besoj dhe kjo ftese qe me ben mua nje nder njerezve kritike eshte shenje e pjekurise dhe mendjehapjes se PD?, thotë Ruli.
5 anëtarët e komisionit te vlerësimit te kandidatëve te cilët do filtrojnë ekipin e ri me te cilët demokratëve synojnë te rikthehen ne pushtet morën zyrtarisht nga Lulzim Basha dosjen me propozimet e bazës duke garantuar për një proces te drejtë dhe pa ndikuar.
?Pavarësisht ndryshimeve nje gje e gjej te perbashket ne kete komisionin artesian per te ruajtur pavaresine e tyre ne perzgjedhjen e kandidaturave jashte cdo ndikimi qe mund te kene si individ?, shton Ruli.
?Ne jemi seriozisht te angazhuar per te zgjedhur vlerat me te mira. Gjerat jane ne vazhdon. Une per vehten time shpresoj te dal ne fund te ketij procesi I paturperuar sepse eshte detyra me e veshtire me delicate dhe me komplekse ëe kam marre ndonjehere persiper?, tha Besnik Mustafaj.
Lista përfundimtare e kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkie pritet te finalizohet me votën e forumeve me te larta te partisë ne fund te shtatorit, duke i hapur rrugë nisjes zyrtarisht te fushatës elektorale.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2Fg...