Mbeten mister shkaqet e vrasjes me 7 plumba të 71-vjeçari Abdulla Buddla në Prezë të Tiranës. I moshuari nuk kishte precedent penal dhe nuk është i përfshirë në ndonjë konflikt. Hetuesit nuk përjashtojnë edhe mundësinë që autorët të kenë ngatërruar objektiv. Disa persona u shoqëruan për ngjarjen, por asnjëri prej tyre nuk kishte dijeni. Policia nuk ka asnjë gjurmë të autorëve, që mendohet se janë dy, pasi në vendin e vrasjes nuk kishte kamera sigurie. Grupi hetimor ka sekuestruar me dhjetëra kamera sigurie, por ende nuk dihet kush është makina nga u qëllua Abdullah Budlla. 71-vjeçari punonte si taksist pa liçenë dhe fqinjët e përshkruajnë si një njeri të qetë dhe pa konflikte.
I moshuari ishte babai i 3 djemëve, dy prej të cilëve punojnë jashtë shtetit. Pikërisht ndonjë konflikt që mund të kenë djemtë e tij, mendohet si një nga pistat e vrasjes.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/