Ora News - Etleva Deda në Vetting, firmosi sekuestrimin e dy televizioneve kur pret ankimimin

2020-11-05 9

#tvora #rtvoranews

Gjyqtarja Etleva Deda rezulton ta ketë firmosur vendimin për sekuestrimin e dy televizioneve Ora dhe Ora News në një moment delikat të karrierës së saj. Pas konfirmimit në detyrë KPK ajo ndodhet në fazën e pritjes së ankimimit nga komisionerët publikë në KPA ku mbi 90 për qind e gjyqtarëve e prokurorëve janë shkarkuar. Vettingu ka gjetur shuma cash të pa deklaruara nga gjyqtarja ndër vite, por edhe diferenca në pasuri të cilat Deda i ka justifikuar si fitime nga kursi i këmbimit.

Gjyqtarja Etleva Deda e cila firmosi vendimin për të rrethuar me policë televizionet ora dhe ora nevvs nuk e ka kaluar ende Vettingun me vendim të formës së prerë.

Ajo është konfirmuar në detyrë nga KPK, por ndodhet në një situatë pritje pasi ende nuk ka kaluar afati që komisioneri publik ka në dispozicion për ta ankimuar në KPA konfirmimin e saj në detyrë.

Sipas ecurisë së deritanishme të proceseve KPA ka shkarkuar më shumë se 90 për qind e gjyqtarëve për të cilët komisioneri ka bërë ankim.

Vendimi ndaj gjyqtares Etleva Deda u shpall nga KPK më 16 qershor 2020.

Gjatë procesit të hetimit dhe të gjykimit në KPK, u evidentuan problematika në lidhje me disa shuma monetare të mbajtura nga gjyqtarja në gjendje kesh në banesë, të cilat nuk ishin deklaruar.

?Nuk e kam vlerësuar se e njëjta shumë duhej deklaruar edhe në një zë tjetër të asaj deklarate, si gjendje cash. Dua të theksoj se kjo pasaktësi nga ana ime ka qenë e paqëllimshme. vlerësoj se veprimet e kryera prej meje janë të qarta dhe mosdeklarimi i gjendjes cash në fund të vitit 2007 ka qenë një pasaktësi e paqëllimshme. Gjatë analizës financiare ka rezultuar një balancë negative në vlerën 379 mijë lekë për shlyerjen e vlerës së apartamentit prej 115 m2 që gjyqtarja disponon në tiranë të blerë në dy këste me vlerë totale 92 mijë euro. Hetimi I pasurisë gjeti edhe diferenca me burime të pa justifikuara të cilat vetë gjyqtarja I argumentoi në KPK si të krijuara nga kursi i këmbimit.

Në lidhje me diferencën negative të konstatuar, ju bëj me dije se edhe unë, sikurse shumica e popullsisë, këmbimin e lekut në euro, e kam kryer në momentet më të volitshme, duke ndjekur kursin e këmbimit. Si shumën e kredisë, edhe të ardhurat nga shitja e dyqanit në datën 24.12.2007, ashtu edhe kursimet nga paga ndër vite, i kam konvertuar nga lekë në euro në kohë të ndryshme, duke ndjekur kursin e këmbimit në favor të euros. Aktualisht nuk mund të përcaktoj se me sa i kam këmbyer (kjo pasi jo vetëm që është kohë e largët, por edhe se është veprim i kryer në shuma të ndryshme në kohë të ndryshme).?

Një tjetër element që bie në sy në vendimin e KPK ndaj gjyqtares Etleva Deda është se nuk është analizuar dhe nuk është përmendur episodi I vitit 2011 kur KLD e shkarkoi Etleva Dedën nga drejtuese të gjykatës së krimeve të rënda pas vjedhjes së parave të sekuestruara që mbaheshin në dhomën e provave të institucionit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/etleva-deda-ne-vetting-firmosi-sekuestrimin-e-dy-televi...