Goci: Sulmi ndaj RTV Orës, sulm i koordinuar ndaj fjalës së lirë

2020-11-05 0

#tvora #rtvoranews

Për pedagogun Ervin Goci, mësymja e FNSh-së dhe RENEA-s në RTV Ora pas vendimit të SPAK për sekuestrimin pasuror të Presidentit të Yldon Media Group, Ylli Ndroqi është një sulm i koordinuar i fjalës së lirë.

Në një intervistë për Ora News ai thotë se zullumi që është bërë në Shqipëri nga disa oligarkë, nuk pranon në rrethin e saj persona që janë jashtë linjës së tyre.

Ai thotë se terrori përmes forcave speciale të armatosura me automatikë është bërë i zakonshëm, por në vendet që ai duhet, nuk përdoren.

Goci: Kam lexuar shumë për format e censurës së shtetit. Janë shumë mënyra si shantazhe, shtrëngimeve ekonomike. Por që të vijnë me automatik në oborrin e një media, unë nuk kisha parë, nuk e di nëse ka ndodhur në ndonjë vend. Është një situatë ku ka rënë çdo lloj kohezioni shoqëror. Dhe disa njerëz, nuk po i quaj institucione japin ca urdhra, bëjnë operacionet që duan dhe të nxjerrin automatikun kur t?i ketë qejfi. Një ditë nxjerrin forcat ushtarake, tek teatri me automatikë. Vetëm aty ku duhet automatiku nuk e përdorin. Është bërë si një lodër që nesër do ta shohim kudo. Një lojë fëmijësh por me zarare të mëdha për njerëzit.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/goci-sulmi-ndaj-rtv-ores-sulm-i-koordinuar-ndaj-fjales-se-lire/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv