Sekuestrohen pronat e Ylli Ndroqit/ SPAK: Dyshime se janë vendosur nga trafiku i drogës

2020-11-05 0

Edhe kjo makinë me të cilën biznesmeni Ylli Ndroqi udhëtonte këtë të hënë u sekuestrua e madje u bë shkak që shefi i 3 televizioneve, te paraqitej ne policinë vendore.

SPAK njoftoi se pasuritë, kryesisht parcela toke, shoqëri dhe media tek te cilat efektivët dorëzuan te maskuar vendimin e Gjykatës, u sekuestruan për dyshimet se Ndroqi ka qenë i përfshirë në çështje droge.

SPAK deklaron seYlli Ndroqi sipas krahasimit te gjurmëve daktiloskopike është shtetasi Xhemail Pasmaciu. Pasmaciu sipas policisë së Stambollit u arrestua nga skuadrat antidrogë gjatë shtatorit 1998 se bashku me gjashtë shtetas te tjerë si te implikuar ne trafikun e 30.5 kilogramë heroine. Ekzistojnë te dhëna, njoftoi SPAK, se edhe ne vitin 2004 shtetasi Ylli Ndroqi u referua pranë autoriteteve gjyqësore për histori droge ne mbyllje te operacionit te koduar ?bakllava?. Për këtë theksohet më tej ai u arrestua ne 2015 sipas një urdhëri te lëshuar nga prokuroria e Milanos.

Mes 26 pasurive janë sekuestruar edhe mediat ku Ndroqi zotëron aksione, por SPAK thotë se këto aktivitete qe janë ne zhvillim nuk do mbyllen por do administrohen nga administratorë te njësisë për pasuritë e sekuestruara dhe te konfiskuara.

Prokuroria e Posacme ka dyshime se pasuritë janë te pajusfitikuara, pasi vlera e tyre nuk i përgjigjet nivelit te te ardhurave . Me tej vendimi i sekuestros argumentohet tek ligji antimafia dhe ekzistenca e rrezikut real për transferimin apo humbjen e pasurive te mësipërme.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#YlliNdroqi#SPAK#TopChannel

Free Traffic Exchange