Detaje nga vetëvrasja e pronarit të kompleksit luksoz në Tiranë/ 37-vjeçari kishte urdhër dëbimi

2020-11-05 1

TIRANË- Detaje të reja zbulohen në të shkuarën e biznesmenit 37 vjeçar, Eugert Lazaj që vetëm pak ditë më parë u gjet i vetvrarë në banesën e tij në një kompleks luksoz në periferi të Tiranës. Pronari i "Adorions Palace", kompleksit luksoz në Maminas, rezulton se në vitin 2004 ka lënë shtetësinë shqiptare pasi ishte pajisur me nënshtetësi gjermane ku jetonte dhe punonte prej shumë vitesh së bashku me familjen e tij. Por teksa kaloi disa vite në shtetin gjerman, 37 vjeçari Lazaj do të kthehej në atdhe dhe ndërsa e lëshoi nënshtetësinë këtë herë ai do të kërkonte nga autoritetet shqiptare të pajisej me leje qëndrimi në vendin e lindjes.

Kjo kërkesë do të miratohej nga ana e instancave përkatëse që do të pajisnin me leje qëndrimi të përkohshme Lazajn, leje kjo që do të përfundonte më 17 janar 2019. Nga ky moment 37 vjeçari do duhej të largohej nga Shqipëria pasi ndaj tij do lëshohej një urdhër dëbimi për shkak të skadencës së afatit ligjor të lejes së qëndrimit.