Fillimi i vjeshtës nuk të do të shënojë për Partinë Demokratike vetëm përmbylljen e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve, por edhe fillimin e fushatës për zgjedhje elektorale. Kryedemokrati Basha mblodhi këtë të hënë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar. Ai bëri të ditur se do të finalizohet programi qeverisës dhe se në shtator do të nisë de fakto fushata elektorale, e cila sipas tij nuk do ndalojë deri në fitore.
?Krahas përzgjedhjes së kandidatëve ne do të finalizojmë programin qeverisës të vendit, do të ngremë strukturat drejtuese të fushatës elektorale dhe organizojmë partinë për zgjedhje, duke nisur nga qendra e votimit e deri tek selia qendrore në Tiranë. Në shtator nisim fushatën elektorale, e cila do të mbyllet me fitoren e zgjedhjeve dhe hapjen e nje kapitulli te qeverisjes për qytetarët dhe me qytetarët?, tha Basha.