Top News - Vaksinimi nga gripi/ Manastirliu-gati porositë e para

2020-11-05 0

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nga Instituti i Shëndetit Publik deklaroi se po merren të gjitha masat për përballimin e situatës gripale per periudhen vjeshtë-dimër. Sipas saj programi i kontrollit, i cili parashikon vaksinimin ndaj gripit është pjesë e strategjisë për të përballuar situatën e shkaktuar nga Covid19.
?Deri tani sipas përllogaritjeve për mbulesën vaksinale të shtuar, kemi bërë porosinë e serisë së parë të vaksinave dhe ndërkohë që vijojmë të sigurojmë akoma më shumë vaksina përsa i përket situatës që do të përballemi gjatë muajve tetor-dhjetor e në vijim?

Gjatë inspektimit të investimit për ruajtjen e vaksinave më ISHP, Manastirliu tha se sipas strategjisë dhe planit të veprimit po forcohen kapacitetet e testimit dhe paralelisht po rriten kapacitetet përsa i përket programit të vaksinimit.
?Po përgatitemi për të vijuar përballjen me epideminë e Covid, që sipas strategjisë dhe planit të veprimit aktiv që ne kemi aktualisht, jemi duke forcuar kapacitetet e testimit, gjurmimit, hetimit epidemiologjik, kapaciteteve të spitaleve. Ndërkohë që ne përgatitemi dhe vijojmë të fuqizojmë kapacitetet tona përsa i përket situatës së Covid19, vijojmë të rrisim edhe kapacitetet tona përsa i përket edhe programeve për vaksinimin e sigurit, siç është programi i vaksinimit ndaj gripit për grupet e riskuara dhe rritjen e mbulesës vaksinale?
Nderkaq Silva Bino, shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, tha se gjatë kësaj kohe është bërë vlerësimi i kategorive të riskut të cilët duhet të vaksinohen ndaj gripit, por që njëhkohësisht janë edhe më të prekshëm nga Covid19.

?Ne kemi bërë vlerësimin dhe rivlerësimin e kategorive të riskut, të cilat janë të rëndësishme për vaksinimin ndaj gripit dhe njëhkohësisht janë subjekte të cilat janë dhe më të prekshme nga Covid19. Për shembull, personat me sëmundje kronike, natyrisht punonjësit shëndetësorë, mësuesit dhe të gjithë kujdestarët të cilët kujdesen për fëmijët si dhe fëmijët nga 2 deri në 5 vjeç, sepse ata transmetojnë më shumë gripin. Shpresojmë të kemi një situatë më të mirë të kontrollit të gripit, gjë e cila do të na ndihmojnë edhe për Covid19?.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on T...