#tvora #rtvoranews
Për analistin Ilir Demalia, Edi Rama ka blerë gjithë median në vend.
Në një lidhje Skype me Ora Neës, Demalia tha se SPAK-u duhet ta fillojë punën nga Top-Channel dhe TV Klan që, sipas tij, kanë bërë korrupsion dhe abuzim me pushtetin.
Demalia shtoi se e gjitha kjo po bëhet që t?i mbyllet zëri televizionit Ora.
Demalia: Edi Rama ka vënë përfund gjithë median duke e blerë. Dhe SPAK-u ta fillojë punën nga Top-Channel sepse është krijuar me kontrabandë. Nëse flasim për korrupsion dhe abuzim me pushtetin, SPAK-u duhet të fillojë me TV Klan me Fevziun dhe Aleksandër Frangaj. Ç?është ky selektim?
Nuk e di pse për kaq kohë Ora është përballë një presioni të tillë dhe ndryshe nga mediet e tjera nuk është zbythur. SPAK-u duhet të marri në gjykim më së pari politikën dhe shtetin e Edi Ramës, që i janë kapur disa ministra me trafiqe. Pra, pse SPAK-u nxitohet? Ylli Ndroqi ka të drejtë që të jetë i lirë dhe të bëjë biznese, se nuk po shkon të bëhet deputet. Ndërsa këta që kanë krime pas krimesh, këta bëjnë një krim të ri duke dashur të mbyllur zërin e TV Ora.
Sipas Demaliajt, median e kanë frikë vetëm diktatorët dhe se SPAK-u merret me këto veprime sepse është i emëruar nga ky pushtet.
Demalia: SPAK-u është mirë që të merret nga krimi, por nuk ka se si të merret se është emëruar nga ky pushtet. Median e kanë frikë vetëm diktatorët. SPAK pse nuk e fillon aty ku është koka e krimit, aty ku është shteti? Po u mbyll dhe Ora, s?ka më. Ora ka nxjerrë skandale nga të dyja krahët e politikës.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/demalia-spak-u-ta-filloje-punen-nga-top-channel-dhe-tv-klan-qe-kane-abuzuar-me-pushtetin/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp