TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i kërkon më zhvillimet spontane në takimet dhe daljet e tij publike. Rama ishte të premten në Lezhë ku mori pjesë në inagurimin e shtëpisë së Gjergj Fishtës. Më shumë se rëndësia e aktivitetit për kryeministrin, rëndësi kishte privatësia. I paftuar ishte ish-deputeti kaubojs, Eduart Ndocaj, por edhe gazetarët të cilët u dëbuan nga takimi. Arsyeja? Askush nuk e di!
Ndërkohë që një situatë e ngjashme është përsëritur edhe sot. Kryeministri Edi Rama mori pjesë në inagurimin e spitalit COVID3, në ambientet e ish-kirurgjisë në QSUT, ku spikatën masat shtesë të sigurisë.
Sërish transmetimi ishte me regji qendrore nga televizioni “personal” i kryeministrit Edi Rama, Ertv. Fax News ka publikuar disa pamje, ku shihet sesi një numëri lartë rojesh sigurie hyn në QSUT në momentin kur kryeministri zbret për të inspektuar punimet e spitalit COVID3.