Mbyllja e fundjavës dhe rikthimi i qytetarëve nga zonat bregdetare drejt Tiranës apo edhe pikës doganore të Morinës ka sjellë një bllokim të akseve kryesore në vend dhe trafik të rënduar, ku radhët e mjeteve janë të gjata, ndërsa lëviza e tyre bëhet shumë ngadalë.
Në një video siguruar nga Shqiptarja.com në sektorin Rinia në Durrës, pasditen e sotme ka pasur një radhë të gjatë makinash prej 2 kilometrash, të cilat thuajse nuk lëviznin nga vendi ose ecja e tyre në autokolonë ishte shumë e ngadaltë, duke bërë që shumica e njerëzve të dalin dhe të ecin në këmbë për shkak të bllokimit në rrugë.