Ndërtimet e egra mbeten sëmundje pa shërim për vend. Këtë e dëshmojnë më së miri të dhënat edhe të Entit për statistika, sipas të cilave vetëm vitin e kaluar ka pasur mbi 866 ndërtime PA LEJE të objekteve të ndryshme në të gjithë vendin. Ndërsa numri më i madh është regjistruar në qytetin e Shkupit me 153, pason Kavadarci me 85, Strumica 73 dhe 64 Shtipi, Ohrit 59, 46 Struga. Ndërtime pa leje ka thujse edhe në të gjitha komunat e vendit ndërsa 98.4% e tyre janë bërë në prona private, 10 në prona shtetërore. Për shkak të rritjes së numrit të ndërtimeve pa leje edhe në kryeqytet, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov deklaroi se nuk kanë kompetenca në inspektoratet e ndërtimit të komunave brenda kryeqytetit. Andaj do të kërkojë nga Qeveria e re një pjesë të kompetencave.