Përkujtimi i Arben Zylyftarit të rënë në detyrë, Veliu: Drejtësia e re të zbardhë ngjarjen pa autor

2020-08-04 0

#tvora #rtvoranews

Policia e Shtetit kujtoi një nga heronjtë e saj, Dëshmorin e Atdheut, Arben Zylyftari. Në ceremoninë përkujtimore për 20-vjetorin e rënies në krye të detyrës të ish drejtorit të Policisë së Shkodrës, drejtori i përgjithshëm i policisë ardi veliu tha se shpreson se drejtësia e re do ta zbardhë ngjarjen e rëndë.

Dy dekada pas vrasjes së ish krye-komisarit Arben Zylyftari, drejtuesit e policisë së shtetit presin që drejtësia e re të japë dënimin e merituar personave që përpiqen të sfidojnë shtetin.

?Këto tre dekada dora e pabesë u ngrit përmbi ty Arben. Ka më shumë se 3 dekada që përpiqen të sfidojnë shtetin, drejtësinë. Drejtësia e vjetër rrallë ka dhënë dënimin e merituar. Gjithë sot jemi me sytë nga drejtësia e re?.

Në 20-vjetorin e rënies në krye të detyrës, dëshmori Arben Zylyftari, u përkujtua në një ceremoni ku morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, familjarë, nënkryetari i Bashkisë së Beratit, Luçiano Bojaxhiu, drejtori i Policisë së Beratit si dhe miq të dëshmorit.

Sipas drejtorit Ardi Veliu, shembulli i Arbenit është shembull i fortë për ta bërë Shqipërinë vend më të drejtë, dhe për të ndërtuar një shqipëri më të mirë për fëmijët.

?Nuk ka kurajo më të madhe për punonjësit e Policisë së Shtetit, shembull më të fortë se e Arbenit për të bërë Shqipërinë vend më të drejtë?.

Arben Zylyftari është vrarë gjatë operacionit për kapjen e Bahri Tafilit dhe djalit të tij Admir Tafili në një fshat pranë Shkodrës. Gjatë përplasjes me armë veç kolonel Zylyftarit u vra edhe Bahri Tafili, ndërsa Admir Tafili u arrestua.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/perkujtimi-i-arben-zylyftarit-te-rene-ne-detyre-veliu-drejtesia-e-re-te-zbardhe-ngjarjen-pa-autor/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange