Top News - Kosovë, rëndohet bilanci/ 13 të vdekur, 245 raste të reja

2020-08-04 4

Situata në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Instituti Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 13 persona si dhe kanë rezultuar 245 raste të reja. Këto shifra të larta kanë ditë që po vazhdojnë në Kosovë, ku tashmë numri i vdekjeve në total që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 249 veta.
Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Kosovës gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 468 persona, nga të cilët 245 kanë rezultuar pozitivë me virusin e Covid 19. Vihet re se sërish gati mbi gjysma e të testuarve dalin pozitivë me koronavirus.
Deri më tani numri total i rasteve pozitive është 8.799 raste nga 37.411 persona të testuar për virusin. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar133 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në gjithsej 4.863 raste. Nga ana tjetër numri i rasteve aktive është 3.687 persona.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosove#Situata#TopChannel