Top News - Dëshmori Arben Zylyftari/ Përkujtohet 20 vjetori i rënies

2020-08-04 7

Policia e Shtetit ka kujtuar këtë të dielë një nga heronjtë e saj, Dëshmorin e Atdheut, Arben Zylyftari. Në ceremoninë përkujtimore për 20-vjetorin e rënies në krye të detyrës të ish drejtorit të Policisë së Prefekturës së Shkodrës, Kolonel Arben Zylyftari, ka marrë pjesë veç familjarëve dhe miqve edhe drejtori I Përgjithshëm I Policisë, Ardi Veliu, I cili mbajti edhe fjalën e rastit. Gjatë fjalës së tij, Veliu tha se nuk ka kurajo më të madhe për punonjësit e Policisë dhe shembull më të fortë se ai i Arbenit, për ta bërë Shqipërinë vend më të drejtë.
Arben Zylyftari është vrarë gjatë operacionit për kapjen e Bahri Tafilit dhe djalit të tij Admir Tafili në një fshat pranë Shkodrës. Gjatë përplasjes me armë veç kolonel Zylyftarit u vra edhe Bahri Tafili, ndërsa Admir Tafili u arrestua.
Arben Zylyftari ka qenë një prej emrave më të njohur në Policinë e vendit tonë. Ai ka drejtuar komisariatet dhe drejtoritë e policisë në Skrapar, Vlorë, Korçë, Lezhë dhe dha jetën në krye të detyrës në postin e drejtorit në Policinë e Shkodrës. Një nga operacionet më të suksesshme në karrierën e Zylyftarit është arrestimi për herë të dytë i kapobandës së Vlorës, Zani Çaushi.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ArbenZylyftari#TopChannel

Free Traffic Exchange