TIRANE-Nesër paradite demokratët do të mbledhin forumet më të larta vendimmarrëse, Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të PD, të cilët do të vendosin për ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021. Komisioni do të ketë 5 persona në përbërjen e tij dhe do të asistohet nga Sekretariati ndihmës i Komisionit i përbërë nga dy persona. Komisioni i Vlerësimit do të bëjë seleksionimin e kandidatëve të propozuar për deputetë.