KOPLIK- Një zjarr i rënë në Bogiç, pranë N/Stacionit ka dëmtuar rrjetin 35kV, duke lënë pa energji disa zona.
Pa energji elektrike kanë mbetur disa institucione shtetërore, si Bashkia e Koplikut, banka, por edhe burgu i Reçit, dogana e Hanit të Hotit. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes njofton se po punohet për rregullimin e avarisë.