“Shumica e re parlamentare”, partitë nuk i tregojnë emrat e negociatorëve

2020-08-04 0

Ndonëse me ditë të tëra paralajmërojnë negociata intensive pas konstituimit të Kuvendit më 4 gusht, partitë politike nuk zbardhin emrat e negociatorëve. Jo zyrtarisht mësohet se bisedimet do të zhvillohen mes nënkryetarëve të partive, por asnjë subjekt nuk konfirmon emrat konkret. LSDM-ja do të negociojë përmes nënkryetrëve Milla Caorska, Muhamed Zekiri, Damjan Mançevcki, Lupço Nikollovski etj. Nga ky subjekt thonë se janë të hapur për komunikim me të gjitha subjektet.