Top News - Ekonomia shqiptare B+/ Vlerësimi nga Standard & Poor’s

2020-08-04 1

Pavarësisht COVID 19, Standard &Poor?s konfirmon vlerësimin ?B+? dhe perspektivën ?e qëndrueshme?për ekonominë shqiptare
Në rishikimin më të fundit të saj, agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard &Poor?s(S&P) konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në ?B+? si dhe me perspektivë ?të qëndrueshme?.
Agjensia vlerëson se Pandemia COVID-19, dhe kufizimet e lidhura me lëvizjen e njerëzve, do të bëjnë që ekonomia e Shqipërisë të kontraktohet ndjeshëm në vitin 2020.
Pandemia ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi veçanërisht në sektorin e turizmit në mbarë globin, ku edhe Shqipëria nuk bën përjashtim, për shkak të peshës së lartë, që zë ky sektor në ekonominë e vendit.

Standard &Poor?s nënvizon se qeveria shqiptare është duke ndërmarrë një program të fortë stimulues për të kufizuar ndikimin ekonomik nga pandemia dhe për të rifilluar përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit të kaluar, ku ka siguruar mbështetje kreditore nga Institucione Financiare Ndërkombëtare për të financuar hendekun fiskal këtë vit dhe për të ndaluar presionet e bilancit të pagesave. Qeveria shqiptare gjatë këtij viti arriti të emetojë edhe një Eurobond. Nëse ekonomia përkeqësohet më shumë nga sa parashikojnë institucionet, Qeveria ka ende hapesira për disa politika të mëtejshme.

Agjensia shprehet se financat publike të Shqipërisë janë konsoliduar vitet e fundit, por thekson se për shkak të pandemisë borxhi I përgjithshëm do të rritet. ?Deficiti i qeverisë së përgjithshme u ngushtua në 1.9% të PBB-së në 2019 nga 5.2% në 2014, e udhëhequr kryesisht nga kufizimi i shpenzimeve. Ne presim që ky deficit të rritet në 8.5% të PBB-së këtë vit për shkak të humbjeve në të ardhurave, shpenzimeve shtesë që lidhen me pandeminë, dhe shpenzime të larta të kapitalit. Ne projektojmë që raporti i borxhit të përgjithshme ndaj PBB-së të rritet në gati 80% të PBB-së në vitin 2020, ndërsa pritet të ulet nga viti 2021 e më tej, si rezultat i shuarjes së masave të jashtëzakonshme dhe rimëkëmbjes së ekonomisë?, thuhet në raport.
Standard &Poor?s vlerëson ekspozimin ndaj rreziqeve të mundshme fiskale, në formën e partneriteteve publike-private (PPP) dhe nevojën për parashikueshmërinë e tyre.
Agjensia vlerëson se sektori bankar, kryesisht i financuar nga depozitat dhe kryesisht në pronësi të huaj, ka zvogëluar pjesën e tij të kredive me probleme në rreth 8% të totalit të kredive. Kjo paraqet një rënie të theksuar nga kulmi prej 25% i regjistruar në vitin 2014.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscr...

Free Traffic Exchange