Report TV -Edi Rama: Shtyrja e amnistisë fiskale e përkohshme, po bëjmë edhe ca konsultime

2020-08-04 0

Rritjen e borxhit publik, Edi Rama e justifikon me dy ngjarjet e rënda, tërmetin dhe pandeminë. "Rritja është rezultat i gjërave që na kanë ndodhur dhe është dicka që po e bëjnë të gjithë. Lidhet me nevojën për të adresuar problemet që kanë dalë pas tërmetit dhe COVID-it". Amnistia fiskale do të kalojë në sesionin tjetër parlamentar për shkak se po vijojnë konsultimet. "Amnistinë fiskale do ta miratojmë, është një shtyrje e përkohshme, sepse do të bëjmë ca konsultime dhe ta konsolidojmë draftin, por do miratojmë" tha ai.

Free Traffic Exchange