Refuzon ftesën e Ramës, Spaho paralajmëron protesta dhe bojkotin e Këshillit Politik: Nuk shkojmë më

2020-08-04 0

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka deklaruar në një intervistë për Report Tv se opozita nuk do të marrë më pjesë në Këshillin Politik, teksa ka paralajmëruar edhe protesta kundër ndryshimeve Kushtetuese, të bëra sipas tij në mënyrë të njëanshme. I ftuar në emisionin "Pa Protokoll", Spaho është shprehur se me votimin e hapjes së listave dhe ndalimit të koalicione, u shkatërrua marrëveshja e 14 janarit, (atëherë kur u krijua Këshilli) dhe se opozita nuk do të qëndroj duarkryq, por do të reagojë. Një nga format e reagimit, Spaho sqaroi se do të jenë edhe protestat.

Free Traffic Exchange