23 vjeçari Regis Runaj, i cili u ekzekutua në Elbasan, mbrëmjen e së mërkurës, rezulton që të ketë bërë rezistencë ndaj autorë të cilët qëlluan me thikë ndaj tij.
Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije për Top Channel, se në duart e viktimës, janë gjetur shenja të prerash të cilat tregojnë se ai është konfliktuar fizikisht me autorët të cilët policia ende nuk i ka identifikuar.
Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se 23 vjeçari Regis Runaj, është vrarë në vendin e ngjarjes, dhe dyshimet janë se viktima dhe autorët rrugicën e pandriçuar e kanë zgjedhur si vend për t?u takuar me njëri tjetrin.
Lidhur me këtë, grupi hetimor i tha Top Channel se po analizohen edhe tabulatet telefonike të viktimës Runaj, për të parë se cilat janë personat që ai ka kontaktuar orët e fundit përpara se të qëllohej disa herë me thikë në pjesën e shpinës.
Në anën tjetër, janë sekuestruar edhe kamera sigurie të bizneseve në lagjen Emin Matraxhiu, në rrugët që autorët dyshohet se kanë përshkuar.
Të njëjtat burime, thonë për Top Channel, se konflikti mes viktimës dhe autorëve ka qenë i menjëhershëm, pasi diçka nuk ka shkuar sic duhet në takimin e tyre, duke hedhur dyshime se mund të jetë si pasojë e konflikteve për çështje droge.
Një tjetër pistë kryesore, ku hetuesit janë përqendruar, lidhet me vrasjen e Emiljano Ramazanit pak ditë më parë po në Elbasan teksa ai parkonte makinën e tij. Të dy viktimat rezultojnë që të kenë pasur raporte të ngushta shoqërore, megjithatë për grupin hetimor, kjo mbetet në kuadër të dyshimeve pasi ende nuk ka prova të mjaftueshme që ngjarjet mund të lidhen me njëra tjetrën.
Regis Runaj ndërroi jetë në vendin ku ai u qëllua, dhe kanë qenë pikërisht kalimtarët e zonës që kanë njoftuar policinë, ndërsa zyrtarisht autoritetet vdekjen e viktimës e konfirmuan në spitalin Rajonal të qytetit.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Elbasan#Vrasja#TopChannel